TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Te Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca ndaj Arbër Çekajt, Donald Lushaj dhe Armando Pezakut. Të tre kanë kërkuar “gjykim të shkurtuar” dhe gjykata është tërhequr për marrjen e vendimit.
Gjatë dëshmisë së tij në seancë, Armando Pezakut, shoferi i kamionit ku u kapën 613 kg kokainë ka deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të drogës.
“Jam vetëm një shofer. Nuk kam pasur dijeni. Me 340 mijë lekë mbaj familjen sepse jam në gjendje të vështirë ekonomike”, është shprehur Pezaku.
Sot gjykata e Krimeve të Rënd ka pranuar kërkesën për “gjykim të shkurtuar” për Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn. Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.
Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.
Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.