AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 12:44

“O gore, o robq** mos qesh”, përplasje mes pronarëve dhe policisë në aksionin e IKMT në Vlorë

“O gore, o robq** mos qesh”, përplasje mes pronarëve dhe


Banorët e banesave në Radhimë që do të prishen nga IKMT-ja në kuadër të projektit të shëtitores në bregdet janë përplasur me inspektorët.

Shumë prej pronarëve të këtyre ndërtesave shprehen se duan të njihen fillimisht me projektin.

Në videot e publikuara nga Dosja.al shihet dhe dëgjohet përplasja e banorëve mes inspektoriatëve dhe forcave të policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.

“Ore se keni mirë kështu. Kap andej kap këtej. Unë kam marrë leje,”- dëgjohet njëri.

“T’ju vijë turp o maskarenj. Ti mos qesh ore, ore qelbësirë mos qesh. O vëlla, o gorë, o ropq**,”– bërtet njëri prej banorëve.

IKMT-ja ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e 64 objekteve në bregdetin e Radhimës. Kjo gjë bëhet për rehabilitimin e bregdetit të Vlorë. Por sapo është shembur një objekt kanë nisur përplasjes mes pronarëve dhe inspektorëve.

Sipas IKMT-së, banesat që do të prishen janë pa leje ose kanë mungesë dokumentacioni.