SPORT, 30 Nëntor 2017, 10:08

Gremio fiton Kupën Libertadores në shtëpinë e Lanusit, Renato Portalupi në histori

Gremio fiton Kupën Libertadores në shtëpinë e Lanusit,

Në ndeshjen e kthimit finale të Kupës Libertadores, Gremio ka triumfuar 1-2 në fushën e Lanusit, që ka parë t’i venitet ëndrra e trofeut para publikut të vet. Delir për gati 7 mijë tifozë brazilianë të pranishëm në “La Fortaleza”, ku ekipi i tyre ka fituar trofeun e tretë në këtë kompeticion, pas atyre të vitit 1983 dhe 1995.

Protagonist absolut ishte Luan, autor i golit të dytë, që futi në “kasafortë” fitoren. Trajneri Renato Portalupi hyn në histori, pasi është i pari brazilian, i cili ngjitet në “çatinë” e kontinentit si lojtar dhe si trajner fitues.

Në minutën e 27-të, pas një gabimi të Gomez, Fernandinjo kalon Gremion në avantazh. Mbrojtja argjentinase gabon sërish dhe Luan dyfishon. Në minutën e 72-të Lanus shkurton me penalltinë e shënuar nga Sand. Ylli i ndeshjes ka qenë Luan. Gremio e kishte fituar dhe ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.