TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se Policia e Shtetit e ka bërë punën e saj në shoqërimin dhe sigurimin e transferimit të parave të grabitura në Rinas dy ditë më parë.
I ftuar në Real Story me Sokol Ballën, Lleshaj ka thënë se nuk ka funksionuar puna e bankave, pasi ato nuk kanë vendosur GPS (sistem i sinjalizimit të vendndodhjes) dhe as shpërthyes boje në thasët me para.
‘Ka çeduar pjesa e bankave. Mesa kemi informacion bankat nuk kanë vendosur GPS në thasët me para. Gjithashtu nuk kemi dijeni të jenë përdorur dhe shpërthyes boje. Pjesa e punës së Policisë së Shtetit është zbatuar nga ana e saj, pavarësisht se pjesërisht sepse pjesa tjetër ishte në dorën e bankave’, ka thënë ministri Sandër Lleshaj.
Një grabitje spektakolare ka ndodhur 2 ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.