TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shemsi Premci, ekspert i sigurisë, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka diskutuar lidhur me grabitjen e Rinasit dhe mungesën e elementëve të sigurisë në aeroport. Ai tha se një raport i vitit 2015, e ka klasifikuar aeroportin e Rinasit si një aeroport me siguri mjaft të ulët.
“Aeroporti i Rinasit është inspektuar, kontrolluar nga instrument europian shumë seriozë. Është audituar me seriozitet të madh në vitin 2015. Janë klasifikuar shkeljet. Shumica e gjetjeve janë të nivelit katër, pra nuk ka asnjë nivel sigurie.
Një nga gjetjet, është variant i lëvizjes së automjeteve, të pa shoqëruar nga patrulla të ICTS dhe kjo është future në rreth të kuq. Janë bërë prezent, Autoritetit të Aviacionit Civil, Autoritet Mbikqyrës, ku ministri aktual i Brendshëm, në cilësinë e Këshilltarit të Kryeministrit ka qenë drejtues i bordit.
Cuditërisht asnjëherë nuk ka kërkuar ekzekutimit të vendimit të këtij komiteti. Koncesionari, cilësia e shërbimit, e ofron ndryshe në Shqipëri, ndryshe në Gjermani.
Niveli i përgjegjësisë për rastin, fillon nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për zbatimin e kontratës.”
Premci tha se banda shtetërore, është më e sofistikuar dhe se ka shkatërruar aeroportin. “Unë them që banda e grabitjes së parave ka bërë operacion spektakolar, por banda shtetërore për mënyrën si ka lënë aeroportin, është më e sofistikuar në ndërtimin e shkatërrimit të aeroportit të Rinasit”. u shpreh Shemsi Premçi.
/TPZ.AL/