AKTUALITET, 11 Prill 2019, 23:25

Kokëdhima: Rama është thellësisht, deri në kockë i korruptuar

Kokëdhima: Rama është thellësisht, deri në kockë i


Koço Kokëdhima, ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj, Kokëdhima ka thënë se ai është Rilindasi më tipik, madje e ka quajtur “princin e kurorës së Rilindjes”. Kokëdhima ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama. Në gjykimin e Kokëdhimës, Rama është një lider thellësisht i korruptuar dhe këtë gjë e trgon qartë qeverisja e tij. “Rama është autokrat, tërësish dhe thelbësisht deri në kockë i korruptuar. Nuk është akuzë rruge dhe thashethem. Shiko shtetin e tij dhe nxirr konkluzione. Të most themi budallëqe. Shiko cdo degë dhe qelize të qeverisjes dhe nxirr konkluzionin”.

/TPZ.AL/