AKTUALITET, 11 Prill 2019, 21:28

Grabitja në Rinas, a dëmtohen qytetarët? Brumbulli: Në asnjë mënyrë, Bushati: Paratë e humbura dalin nga xhepat e shqiptarëve

Grabitja në Rinas, a dëmtohen qytetarët? Brumbulli: Në


Spiro Brumbulli, Sekretar  i Shoqatës së Bankave, shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, arsyen përse paratë e bankave shqiptare, transportohen jashtë vendit.

Ai gjithashtu foli për grabitjen spektakolare që ndodhi në aeroportin e Rinasit dhe dëmin që u shkaktohet qytetarëve dhe bankave.

Ai tha se bankat i cojnë paratë në banka të huaja, për disa arsye normale, që lidhen me veprimtarinë e tyre të përditshme.

“Një nga arsyet është siguria, sepse mblidhet shumë cash në valutë. Nuk mund të mbahet dot në dhomat e kasafortatve dhe tepricat duhet të cohen diku tjetër për tu investuar”, u shpreh Brumbulli.

Brumbulli tha se ngjarja e ndodhur në Rinas është përtej imagjinatës. “Ngjarja e ndodhur pardje, është përtej imagjinatës. Në dallim me vjedhjet e para, ajo që bëri lajmi ishte vendi ku u vodhën paratë. Paratë vidheshin më parë në sportelet e bankave apo gjatë rrugës së transportimit. Tashmë u vodhën tek barku i avionit. Kjo i dha ngjarjes këtë përmasë”

Në studio pati edhe debate, nëse qytetarët dëmtohen nga kjo garbitje dhe nëse tarifat apo komisionet do të rriten në banka, si pasojë e rritjes së tarifave të sigurimit të parave.

Ylli Rakipi: A rrezikojnë qytetarët në këtë rast?

Spiro Brumbulli: Jo në asnjë mënyrë.

Andi Bushati: Shqiptarët humbasin që cke me të, sepse banka ato para që humbet nga grabitjet, nuk i zbret nga fitimet e veta. Në gjithë bota, në kapitalizëm, banka në fillim vendos fitimin e saj dhe ato para që ka humbur, ia ngarkon njerëzve.

Spiro Brumbulli: Këto që janë me risk janë të siguruara.

Andi Bushati: Ajo është e njohur, por sigurimi i këtij viti, kur humbet 20 milionë euro, vitin tjetër do jetë sigurimi më i rëndë. Dhe këto para do shkojnë tëk përqindjet e atyre që kontribuojnë tek këto banka.

Spiro Brumbulli: Nëse ngjarje të tilla përsëriten dhe arrijnë pikën kritike, atëherë bankat reagojnë duke rivlerësuar shërbimet dhe gjithë produktet e tjera.

Andi Bushati: Domethënë sot janë vjedhur 2 euro për cdo shqiptar. Ato janë paratë e shqiptarëve, cdo shqiptari i kanë marrë 2 euro.Ka dy ditë që po e ndjekin këtë si një spektakël midis disa kriminelëve, koncesionarit. Këtu janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

Edhe nëse vidhet një bankë, ajo bankë këtë do ja ngarkojë depozituesve të vetë.

Edhe nëse është përgjegjësi e aeroportit sic thotë Rama, ata prap tek tarifat e aeroportit do i marrin paratë. Ata që nxjerrin paratë nga xhepi nga kjo vjedhje, janë depozituesit e bankave, udhëtarët që kalojnë përmes Rinasit, janë qytetarët shqiptarë.

Ky nuk është spektakël midis Muratajt dhe Lleshajt. Nuk duhet servirur si fabul që nuk i prek shqiptarët.

/TPZ.AL/