AKTUALITET, 11 Prill 2019, 22:14

Grabitja në Rinas/ Gazetarja: Pjesë e bandës janë punonjës të aeroportit dhe një polic

Grabitja në Rinas/ Gazetarja: Pjesë e bandës janë


Gazetarja e News24, Dorjana Bezat, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ka dyshime që pjesëtar të bandës së grabitësve të jetë një ish polic dhe gjithashtu punonjës të aeroportit.

“ Brenda furgonit janë gjetur shumë gjurmë biologjike. Janë sekuestruar granata dhe kallashnikovë. Ka gjithashtu gjurmë gishtash. Policia është në gjurmim të dy personave, të dyshuar kryesor për ngjarjen. Policia është e orientuar drejt dy personave.

Pjesë e grupit, janë persona të punësuar në aeroport dhe banorë të zonës.

Nje prej të dyshuarve, është një ish punonjës policie, me inicialet M.H.”, tha Bezat.

/TPZ.al/