TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koço Kokëdhima, ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”. Ai tha se nëse vendi do të shkonte në zgjdhje në kushte normale, pra të merrte pjesë PD dhe LSI, Kokëdhima do të përbënte rrezik për Veliajn dhe do të reduktonte votat e tij. Por, kushtet e krizës poltike, krijojnë perceptimin e gabuar, se Kokëdhima hyn në zgjedhje për të ndihmuar PS-në.
“Unë e kam mentoruar Edi Ramën dhe e kam këshilluar në mënyrë shumë parimore. Nuk kam biseduar me të për cështje të interesave private dhe interesa që nuk janë të popullit. Në këtë pikëpamje jam shumë krenar. Nuk bëhet Koco Kokëdhima kurrë fasadë e pushtetit uzurpator të Rilindjes dhe Edi Ramës. Rama është armik i betuar i lirive republikane në Shqipëri, bashke me Berishën, kanë shkatërruar liritë e një populli të tërë.
Nuk e luftoj politikën e tyre për arsye personale. Jam i qartë që kjo është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria. Ai merak që thoni, lidhet me situatën, sepse në kushte normale ky problem nuk do ekzistonte. Në situatë normale, të hyja unë në konkurencë do dukej armiqësi e madhe për pushtetin. Nëse gara do kishte përfaqësues edhe nga PD dhe LSI, ndërhyrja ime e dobëson dhe kafshon Erion Veliajn.
Përse mund të interpretohet si një gjë që nuk shkon, sepse në kohën kur PD-ja, deklarohet jashtë procesit elektoral, LSI është jashtë procesit elektoral, vendi është në krizë të thellë politike. Në këto kushte mund të duket sikur lëvizja jonë e dëmton opozitën parlamentare dhe i shkon për shtat atyre aktorëve dhe faktorëve që duan të delegjitimojnë opozitën. Kjo nuk ndodh me Zgjidhjen”.u shpreh Kokëdhima.
/TPZ.AL/