AKTUALITET, 11 Prill 2019, 21:14

Grabitja e Rinasit/ Lubonja: Nuk ka shtet, vetëm njerëz që mjelin shtetin si lopë


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi grabitjen spektakolare që ndodhi në pistën e aeroportit të Rinasit, në datën 9 Prill. Lubonja tha se nuk ka shtet dhe se atë e përdorin disa njerëz thjesht për interesat e tyre, duke e "mjelë si lopë".

“Thuhet shpesh ka rënë shteti. Problemi i madh është, a kemi patur ndonjëherë shtet? Përgjegjësia është e ndarë. Koncesionari apo kontraktori mund të jenë përgjegjës, por këtu është përgjegjës shteti, sepse nuk ka shtet, por njerëz që kanë kapur shtetin dhe e mjelin si lopë. Mendojnë vetëm si të përdorin shtetin për qëllimet e tyre për tu pasuruar.",  u shpreh Lubonja. /TPZ.AL/