TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindromi i të gjithëditurit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Duhet të dëgjojmë shumë burime. Këtë po e them për Bushatin. Cfarë tha zoti Prenci është shumë më serioze për qeverinë për rastin në fjalë se çfarë thotë Bushati, Lubonja apo unë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike. Ne dalim në përfundim dhe themi qeveria e ka fajin. Andi Bushati: Ti po thua të mos e gjejmë armikun? Ore ti ke mendim tëndin? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua… Mentor Nazarko: Jo, përkundrazi, ti e bën se e pe që unë po pyesja atë… Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen… Mentor Nazarko: Eee Andi Bushati: Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare Andi Bushati: Të kanë sjellë për kasap këtu? Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti që e pret qeverinë. Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër. Andi Bushati: Unë bythlëpirës nuk jam. Mentor Nazarko: Meqë ke vendosur në këtë pjesë të jetës mos të jesh bythlëpirës. Andi Bushati: Ka dhe njerëz që e kalojnë gjithë jetën si bythlëpirës. Mentor Nazarko: Në këtë çështje unë dua të dëgjoj ekspertin, meqë t’i hyre në analizën që bëj unë…ti shpeshherë të rruan në të thatë vëlla, sepse nëqoftëse ti s’kupton nga ligji, nga ekonomia atëherë bën poezi politike Andi Bushati: As nuk merrem, as nuk merrem Mentor Nazarko: Ti kur nuk kupton, bën poezi politike, kjo nuk është bythlëpirëse por është e turpshme. Andi Bushati: Këtë të turpshmen e marr përsipër unë, ti merr përsipër bythlëpirjen. Mentor Nazarko: Ti thua të bëjmë 97 në Shqipëri. Kjo është padituri. /TPZ.AL/