TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koço Kokëdhima, ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”. Ai ka vendosur të sfidojë kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Veliaj.
“Unë kam vendosur t’i kërkoj mbështetje kongresit të Partisë Zgjidhja në 4 Maj, për të sfiduar Erion Veliajn, në garën për kryesimin e Bashkisë së Tiranës.
Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Së pari për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e qeverisjes së Bashkisë. Për ta bërë Bashkinë një pushtet të hapur për qytetarët dhe afër qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv.
Së dyti, mendoj se është shumë e rëndësishme, të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse është një person tipik, përfaqësues i sektit të Rilindjes. Është person i kulturës korruptive në qeverisje, manipulon opinionin publik. U ka mbirë njerëzve çdo natë në televizion. Është kasetaxhiu më i madh”.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/04/11/kokedhima-ne-kushte-normale-kandidimi-im-e-kafshon-dhe-demton-erion-veliajn/