AKTUALITET, 11 Prill 2019, 20:47

Edi Rama i ofron postin e rëndësishëm Eni Vasilit, vendimi firmoset nga Braçe


Gazetaja Eni Vasili nga sot do të mbajë një post të rëndësishëm në administratë, pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për emërimin gazetares Vasili në postin e këshillit të statistikave i njohur ndryshe si INSTAT.

Eni Vasili do të jetë në rolin e përfaqësueses së medias, ku mësohet se posti i rëndësishëm i është ofruar edhe nën/kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, që do të jetë përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore.

Vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe në mungesë të kryeministrit Rama dhe ka hyrë në fuqi më datën 10 prill 2019.