AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 10:05

Grabitja e 4500 eurove në teatrin “Skampa”, në pranga roja

Grabitja e 4500 eurove në teatrin “Skampa”, në pranga roja

Një ditë pas grabitjes së 4500 eurove në kasafortën e teatrit “Skampa” në Elbasan, policia njofton se ka vënë në pranga rojen e institucionit kulturor.  Teksa jep njoftimin e radhës, policia bënë me dije se paratë janë grabitur nga persona të paidentifikuar dhe për këtë qëllim, një nga përgjegjësit kryesor është roja.

Nga veprimet  e para  hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres  së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e  zyrës së Financieres së këtij institucioni  dhe se kjo shumë parash  ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit: Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është i punësuar pranë një firme private dhe  ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 248, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

TPZ.AL