TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxënësit e Shkollës së Mesme në Shupenzë të Bulqizës sot nuk do të zhvillojnë mësimin normalisht.
Mësimi në këtë shkollë është pezulluar edhe për tre ditët e ardhshme. Shkak është bërë sistemi i kaldajës në këtë shkollë, pasi tre ditë më parë për shkak të mosfunksionimit të kaldajes u asfiksuan nga tymi rreth 60 nxënës të kësaj shkolle.
Edhe Ministrja e Arsimit, Nikolla tre ditë më parë njoftoi se mësimi në këtë shkollë nuk do të fillojë pa u bërë ritestimi i kaldajës.
Duke marrë shkas edhe nga kjo ngjarje, ministrja Nikolla kërkoi nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave në të gjitha shkollat e vendit.
Shkollat e Shupenzës, ku nuk ishtë ri instaluar si duhet kaldaja por i ishte zënë vrima që quhet oxhak apo shkarkues, sapo është rikonstruktuar.
Rikonstruktimi i saj është bëre para zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 23 qershor.
Vlera e këtij rikonstruktimi ka qenë 720 milion lekë të vjetra (72 të reja).
Firma që fitoi u rendit e 6 në vendosjen e ofertave nga më e ulëta .
Gjithsej në tender morën pjesë 7 operator dhe u skulifikuan 6 të tjerë.