AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 09:30

Vlahutin mirditorëve, bëni listën e prioriteteve, ne do mundohemi t’iu ndihmojmë.

Vlahutin mirditorëve, bëni  listën e prioriteteve, ne do

“Të gjithë e dimë se Bashkitë kanë shumë nevojë për zhvillimin e tyre. Ju keni sfida të mëdha dhe ne e dimë këtë. Të gjithë duhet të mendojmë se si të bëjmë një listë me prioritete, dhe ne do të mundohemi t’iu mbështesim jo vetëm me grante, por të keni gjithë kapacitetet e duhura për të marrë fondet e BE-së”. Kështu iu drejtua Vlahutin mirditorëve, teksa ishte për të vizituar këndin e Bashkimit Evropian, vendosur në ambientet e Bashkisë Mirditë.

 

Ky kënd do të ndihmojë qytetarët, bizneset, shoqërinë civile për të marrë informacionin e duhur dhe për të pasur akses në programet  e projektete që financohen nga Bashkimi Evropian.

TPZ.AL