TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, Vajdie Duka, nëna e presidentit të FSHF Armand Duka dhe e kreut të PAA-së, Agron Duka.
Lajmin e hidhur e bën të ditur Agron Duka, i cili i kushton disa fjalë prekëse të ëmës së ndjerë, teksa thekson se ka qenë drita e shtëpisë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.
Mesazhi i Dukës
"Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81-vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.
Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.
Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.
Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!"