AKTUALITET, 14 Prill 2020, 19:11

A po e forcon Rama autokracinë me ndryshimet e Kodit Penal?/ Meta: Të respektohen Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare

A po e forcon Rama autokracinë me ndryshimet e Kodit Penal?/ Meta: Të

Ndryshimet e reja në Kodin Penal të propozuara nga qeveria në kuadër të ndëshkimin për mos zbatimin e masava të ndërmarra për parandalimin e COVID-19, kanë risjellë debate në sferën politike.

Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News i pyetur në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, deklaroi se si institucion do të flasë në momentin e duhur, por nënvizoi faktin se të gjitha ndryshimet duhet parë në respekt me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.

Lidhur me çështjen si institucion do të flasim në kohën e duhur. Ne nuk jemi një vend që kemi vuajtur nga mungesa e tipareve të autokracisë dhe në kohë të qeta.

Sfida për të gjithë është të rrisim sa më shumë ndërgjegjësimin e qytetarit për ta fituar këtë betejë me qytetari. Unë kam nënvizuar rëndësine e frymës së bashkëpunimit me këtë duhen parë të gjitha ndryshimet dhe masat dhe në respekt me Kushetutën dhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar ti respektojë.”– tha Meta.