AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 13:47

Gjykatësi Artan Broci në ‘filtrin’ e Vettingut, KPK: S’ka bërë deklarim të rremë të pasurisë

Gjykatësi Artan Broci në ‘filtrin’ e Vettingut, KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me gjykatësin pranë Gjykatës së Lartë, Artan Broci, i cili do t’i nënshtrohet ‘filtrave’ të vettingut. Trupa e KPK përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Sipas KPK, që i referohet raportit të ILDKPKI rezulton se Artan Broci nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.

“Subjekti nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Ka apartament 143 m² në Don Bosko. Për apartamentin në Don Bosko ka përputhje për çmimin. Artan Broci ka një tjetër apartament 159 m² në Don Bosko dhe apartament 147 m² në  Rashbull”- thuhet ndër të tjera në raportin e KPK.