TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD, Luzlim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku ndër të tjera ka folur edhe për miratimin e ligjit të teatrit vetëm me votat e mazhorancës. Basha tha se nëse Meta e miraton ligjin atëherë kjo konsiderohet si pjesëmarrje në grusht shteti. Kryedemokrati paralajmëroi se nëse shkelen vijat e kuqe vendi do shkojë në gjendje të një lufte civile.
“Do ndjekim të gjitha hapat, por shkelja e parimeve ligjorë është kaq evidente saqë dekretimi i ligjit nuk është gjë tjetër vetëm pjesëmarrje në grusht shteti. Kthimi i parlamentit në një stil hitlerian është i pa pranueshëm. Nëse vija e kuqe kapërcehet ne jemi në gjendje lufte civile”- tha Basha
Lulzim Basha me gazetarët foli për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tpër peticionin që bënë disa artistë që të ndërtohet godina e re. Basha tha se ndjen neveri për peticionin në fjalë si dhe për faktin që Rama arriti t’i mashtronte artistët.
“Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, tha Basha.
Një grup artistësh, mes të cilëve Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar dje me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku i kërkojnë të dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit.
TPZ