AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 11:45

Vettingu/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkon pezullimin e seancës së KPK: Kanë dalë të dhëna konfidenciale

Vettingu/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkon pezullimin e seancës

Pak para nisjes së seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit,  gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka kërkuar pezullimin e seancës dhe hetimin disiplinor ndaj trupës gjykuese të KPK. Pezullimi është kërkuar pasi sipas tij në një televizion janë transmetuar të dhëna sensitive që janë shitur nga trupa gjykuese e përbërë  Xhensila Pine, Etleda Çiftja, V.Sanxhaktari. Pavaresisht pretendimve, KPK ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Selimit.

“Përmes komunikimit publik me është bere me dije përbërja e trupës gjyqësore. Dhe unë kam shprehur konsideratën për të tre anëtaret e KPK. Por nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronike ku jep të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedure disiplinore sepse janë përdorur të dhëna kofidecinale. Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur ketii TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në këtë proces”- ka thënë gjyqtari.