TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Arben Beqiri, 50 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”, Elbasan.
Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, dhe ka bërë veprime të turpshme në publik ndaj shtetases, L.M., 49 vjeçe, banuese në Elbasan, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” , dhe “Ngacmimi seksual”.