TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina. Ai është Denis Marku i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.
Policia londineze thotë se 21-vjeçari shqiptar ishte punonjës i banke dhe se ka dyshime të forta se ai keqpërdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina. Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.