AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 12:45

FOTO/ Policia britanike kërkon ndihmë për kapjen e shqiptarit, si i grabiti 3 mln sterlina nga banka (Emri)

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia britanike, pasi akuzohet se është pjesë e një bande të cilët kanë grabitur përmes mashtrimit financiar 3 milionë sterlina në një bankë.

Shqiptari i shpallur në kërkim është Denis Marku, ndërsa policia ka publikuar foton e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e tij.

Sipas policisë, 21-vjecari shqiptar ishte punonjës në një bankë në Londër dhe ka dyshime se ka përdorur pozicionin e punës për të fituar akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e ‘Metrobank’.

I riu kishte rolin e asistentit të klientëve në bankë. Shqiptari rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.