AKTUALITET, 9 Maj 2019, 16:03

Gjykata vendos për Klevis Balliun dhe tre qytetarët e arrestuar në protestë, Spaho: Ramën nuk ka manovër që e shpëton, ne do të…

Gjykata vendos për Klevis Balliun dhe tre qytetarët e arrestuar

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për ish-deputetin e PD Klevis Balliu, dhe tre qytetarët e arrestuar dy ditë më parë, Edmond Spaho është shprehur se ky akt është qartësisht politik i ndërmarrë nga Edi Rama.

Në një komunikim me mediat jashtë ambienteve të Gjykatës, ish-deputeti Spaho tha se arrestimi i Balliut dhe tre qytetarëve të tjerë edhri si urdhër i dhënë nga kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që bënë ata ishte mbrojtja e banesave të tyre.save

Spaho i dha mesazhin publik kryeministrit të vendit, Edi Rama, ndërsa u shpreh që tashmë fundi i tij është afër dhe se asnjë manovër nuk e shpëton.

Ai deklaroi më tej se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, ndërsa u shpreh se “beteja” e tyre do të vazhdojë çdo ditë.

“Kemi indicie të qarta që Edi Rama është urdhëruesi për t’i burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë me synimin që të frikësojë qytetarët që të mos i bashkohen rrugës dhe orotestave që kemi filluar për të rrëzuar atë.

Rama duhet të ketë parasysh një gjë, nuk ka manovër që e shpëton, do përfundojë në koshin e historisë se po sillet si diktarorë. Njerëz që mbrojnë pronën e tyre dëshiron t’i fusë në burg.

I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t’i merrnin hajdutët, dhe këta njerëz kërkohet të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe ato kompani vazhdojnë edhe marrin tenderë.

I patë ato gra me paterica, ja kanë thyer këmbën asaj ditën që morën Klevis Balliun, u dënua njeri? Jo sepse ajo është e njerkës, i morën burrin në burg, ka edhe djalin në burg, i thyen edhe këmbën. Drejtësia e Ramës kërkon të fusë në burg deputetët e opozitës. Gjyqe politike në ditën e Evropës.

Sot që në Tiranë janë me dhjetëra presidentë të rajonit, Rama me veglat e tij në polici dhe prokurori, përpiqet të fusë në burg përfaqësuesit politikë të qytetarëve se protestojnë kundër padrejtësive të kësaj qeverie ndaj qytetarëve. Për ne nuk ka kthim pas. Ta harrojë që me 30 qershor do bëjë zgjedhje. Nuk ka zgjedhje, do ketë vetëm largim të Edi Rama, tha Spaho ndër të tjera.