AKTUALITET, 11 Janar 2019, 14:08

Analiza/ Rama po e bën bashkimin e Shqiptarëve

Analiza/ Rama po e bën bashkimin e Shqiptarëve

Tentativa e Edi Ramës për të imponuar në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme Genti Cakajn në krye të diplomacisë shqiptare nuk prodhon domosdoshmërisht vetëm fryte të këqia. Përtej debatit politik të ditës dhe diskutimit ligjor nëse mund të pengohej ky emërim me dekret presidencial, ajo po jep dhe efekte pozitve.

Nëse kryeministri renditi në mes tre arsyeve që Lapsi.al i ka raportuar, se pse po sulmohet i riu i lexuar Cakaj, faktin se ai është nga Kosova, nëse ai shkoi edhe më larg duke i kërkuar të falur kosovarëve për mosmiratimin e “birit të tyre” si shef i diplomacisë, nëse mbështetësit e tij mediatikë tentuan ti hedhin benzinë zjarrit duke e shpënë debatin tek mospranimi që Tirana demostron ndaj të ardhurve nga Kosova, kjo nuk ka detyrimisht vetëm efekte negative.

Sepse nisma e kryeministrit për të hequr nga posti i Ministrit të jshtëm Dirmir Bushatim që ishte shprehur publikisht kundër planit Thaçi- Vuçiç, për ndarjen e Kosovës, ka krijuar një dinamikë të re në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve dhe ka ngjizur një kohezion të ri mes Tiranës dhe Prishtinës.

Nuk qenë të paktë ata gazetarë që e rrefuzuan ndjesën e Ramës, duke mos e quajtur Cakën si një përfaqësues konsensual të Kosovës. Ishte një surprizë reagimi i një veteraneje të politikës kosovare që ka udhëhequr edhe dialogun me Serbinë, si Edita Tahiri, e cila përshëndeti frenimin që presidenti i bëri galopit të kryeministrit. Më fortë reagoi edhe një aleate e vjetër e Ramës si lëvizja Vetvendosje e cila i kërkoi llogari kryeministrit të këtej kufirit për ndryshimin befasues në krye të diplomacisë.

Lapsi.al i ka regjistruar këta zëra të shumtë nga Prishtina që i janë bashkuar atyre nga Tirana, që denoncojnë bashkarisht aventurat gjeopolitike të Ramës dhe bashkimin e tij me planin ndjellakeq Vuçiç- Thaçi.

Këta zëra publikë i bashkohen pothuajse të gjithë partive kryesore në Kosovë, që kanë dalë kundër coptimit të vendit dhe një pjese të madhe të spektrit në Tiranë që kish arritur deri tek shefi i diplomacisë Ditmir Bushati.

Në këtë kuptim Rama i ka unifikuar ata.

Paradoksalisht, pasi zakonisht, përbashkimet jemi mësuar t’i imagjinojmë si fryte të shembujve pozitivë, patriotizmit, apo aderimit tek simbolet me të cilat kërkojmë të identifikohemi.

Por, Rama po jep shembullin e kundërt.

Duke stimuluar coptimin e kufinjve, duke nxitur provokimet përçarëe si këto të ditëve të fundit, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën në mbështetjen e ideve të rrezikshme, ai po vendos një vijë të re demarkacioni: atë mes një pjese të mirë të shqiptarëve dhe një grushti pushtetarësh që duan të negocjojnë teritore për interesa të tyre personale dhe politike.

Rama ka meritën se po e krijon një front të përbashkët nga Tirana në Prishtinë i cili u shfaq në unison më shumë se kurrë këto ditë. Prandaj ndoshta duhet tia dimë për nder, pasi nganjëherë, atë që nuk kanë fuqi ta bëjnë shembujt e të mirës, arrin ta rrealizojë mrekullisht rrezistenca ndaj të keqes.

Lapsi.al