AKTUALITET, 11 Janar 2019, 14:01

Radhë kilometrike makinash në autostradën Tiranë-Durrës

Radhë kilometrike makinash në autostradën Tiranë-Durrës

Punimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës kanë krijuar menjëherë probleme në qarkullim.

Në autostradë është krijuar një autokolonë e madhe makinash e cila shkon afërsisht në 5 kilometra.

Vështirësi në qarkullim ka që nga hyrja e autostradës deri tek tregu i grumbullimit të fruta-perimeve, e cila shkon deri në Kashar.

Raportohet se trafiku është rënduar edhe në rrugën dytësore që shkon drejt Durrësit.

Vendosja e turbinave në autostradë vjen si masë paraprake për t’i paraprirë përmbytjeve, të cilat për vite me rradhë kanë shkaktuar dëme të mëdha tek bizneset në zonën e Kasharit.