TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS), Partia Demokratike organizoi tryezën, “Media e lirë, shoqëri e lirë – rreziku i heshtjes me ligj”.
Ai gjatë këtij takimi ftoji bashkimin e të gjithë aktorëve në vend përfshirë edhe gazetarët, pasi sipas tij situata në vend është mjaft shqetësuese dhe se bashkimi është mënyra për t’ju kundërvënë kësaj.
Kjo deklaratë u prit me reagime nga disa të pranishëm por kreu i opozitës shpjegoi më tej se po kërkon bashkimin e tyre pasi sipas tij opozita është e bashkuar.
Ai ndër të tjera u shpreh se, Edi Rama ka pushtuar pothuajse të gjitha hapësirat e pushtetit në vend.
Ai komentoj edhe futjen e forcave të policisë nëpër fakultete duke e quajtur si diçka të paprecedentë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se ai përmes policisë po kërkon të pushtojë edhe universitetet.
Sipas Bashës, veprimet e policisë janë aktet e një njeriu të rrezikshëm.
“Dua të dënoj në mënyrë të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe dua ti paralajmëroj të gjithë që nga polici më i thjeshtë deri tek ministri Lleshaj dhe vetë Ramën për dhunën që po ushtron.
Pasi ka parë se falë protestës së studentëve, i është shkatërruar edhe mekanizmi i fundit, i propagandës, që iu bë çorbë, ka nisur pushtimin e hapësirës mediatike”, – tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha