AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 13:40

Gjykata e Lartë i pranoi rekursin, flet Saimir Tahiri: Sërish në Apel, do të ndjekim procedurën

Gjykata e Lartë i pranoi rekursin, flet Saimir Tahiri: Sërish në

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vijojë përballjen me drejtësinë në Apelin e GJKKO. Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë ai u shpreh se “Do të ndjekim procedurën dhe do të shkojmë prapë në Apel”.

Ndërkohë avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqendrua në shkeljet proceduriale.

U shpreh që procesi pa hyrë themelit, që ne ndajmë mendime të ndryshme, por kur flet Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që ka të bëjë me shkelje të rënda proceduriale që cënonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Ne jemi në insistimin tonë, të pandërprerë që kërkojmë pafajësi.Në tre pika kryesore Gjykata e Lartë ishin shkeljet, në gjykim kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanshmërinë dhe pozicionin e individit në proces penal, kanë dhënë vendim me fakte të lidhura ku nuk u shkëputën dot nga interpretimi i fakteve. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por nuk iu miratua.

Gjykata ose autoriteti nuk e pranoi.

Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje.

Çdonjeri që ka problem me drejtësinë do të shkëputet sa më shpejt. Jam apo s’jam i kënaqur e di unë. Unë e shoh më nga brenda drejtësinë.

Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi.”- tha avokati.