AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 13:20

Gjykata e Lartë kthen çështjen e Saimir Tahirit në Apel

Gjykata e Lartë kthen çështjen e Saimir Tahirit në Apel

Gjykata e Lartë ka vendosur të kthejë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO, por me një trupë tjetër gjykuese. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e avokatëve.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit të Posaçëm.

Ndërkohë, avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia kërkoi prishje e vendimit për shkak të shkeljes së procedurave dhe shqyrtimin e dosjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, por nga një tjetër trupë gjykuese.

Në këto kushte, Gjykata e Lartë duhet të vendoste ose të rikthejë hetimet në pikën zero, ose të rikthejë çështjen në Apel, dhe të gjykohet nga një trupë e re gjyqtarësh.

Pas shqyrtimit, trupa gjykuese vendosi për këtë të dytën.

Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë, e cila do të marrë një vendim përfundimtar.