AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 12:02

‘Faleminderit protestuesve serbë në Jarinjë dhe Bërnjak’, Vuçiç: Jemi me ju!

‘Faleminderit protestuesve serbë në Jarinjë dhe

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka falenderuar protestuesit serbë që po qëndrojnë prej nëntë ditësh në Jarinjë e Bërnjak.

Vuçiç në Tv Pink tha se Serbia është me protestuesit, të cilët kanë bllokuar të dyja pikat kufitare, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të reciprocitetin e targave.

“Për gjithçka që kemi, për progresin që kemi bërë e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi shfaqur që ne kemi fuqi të mjaftueshme, energji të mjaftueshme, dituri dhe besim në vetvete. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë dhe Bernjak, Serbia është me ju”, ka thënë ai.