AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 11:24

Vrasja e policit/ Njoftimi zyrtar: U sulmua grupi i kontrollit të drogës

Vrasja e policit/ Njoftimi zyrtar: U sulmua grupi i kontrollit të


Një oficer policie është vrarë me armë zjarri në Lezhë, i cili ishte në krye të detyrës.

Mësohet se është vrarë oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar, duke theksuar se është sulmuar grupi i kontrollit të drogës, ku ka mbetur i vrarë efektivi.

Detaje nga policia:

Rreth orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.