AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 12:12

Unazën ose plumbin, çmenduria e shkodranit kur plagosi studenten në Vlorë

Unazën ose plumbin, çmenduria e shkodranit kur plagosi studenten

Fadil Nikaj shkoi me mendjen të ndarë nga Shkodra në Vlorë paraditen e 25 shtatorit, ku ose do të bëhej me nuse ose do të përfundonte vrasës.

Për fat të mirë, plumbat e lëshuara prej Nikës nuk i shkaktuan vdekjen studentes 20-vjeçare nga Berati, e cila përfundoi e plagosur në spital.

Abc News raporton se shkodrani kishte edhe një unazë me vete që ia ofroi studentes 20-vjeçare me origjinë nga Berati, por në momentin që ajo e refuzoi, atëherë ai fillimisht hodhi një granatë në këmbët e të dyve, e cila nuk plasi.

Duke parë që granata nuk plasi, Nikaj nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të 20-vjeçares duke e lënë të plagosur.

Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atij dhe një tjetër granatë që e mbante me vete.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 25 shtatorit pranë Poliklinikës në Vlorë, ku të shtënat dhe hedhja e një granate alarmuan qytetarët.

Angazhimi i forcave të rendit bëri që Nikaj të arrestohej menjëherë pas ngjarjes së rëndë duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.