TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 36 vjeçar me origjinë shqiptare, është arrestuar në Londër dhe akuzohet për vrasjen e mësueses 28 vjeçare, Sabina Nessa.
Koci Selamaj, u arrestua në 27 shtator, njofton Policia Metropolitane e Londrës dhe do të dalë ditën e sotme para gjykatës.
Ngjarja tronditi mbarë vendin dhe ka qenë në fokus të mediave britanike.
Koci Selamaj, është arrestuar nga policia në Eastbourne, East Sussex. Ai nuk i ka pranuar akuzat.
Raportohet se ai ka punuara para pak kohësh, si shpërndarës picash.
Ngjarja
Mësuesja 28 vjeçare, u gjet e vrarë në Cator Park në zonën e Kidbrooke, shumë pranë banesës së saj, në datën 18 shtator.
Qindra persona mbajtën homazhe për mësuesen e ndjerë dhe reagime të shumta erdhën nga publiku. Edhe Dukesha e Cambridge, Kate Middleton bëri një postim personal, lidhur me ngjarjen tragjike, gjë që konsiderohet e rrallë për dukeshën.
"Jam e trishtuar për humbjen e një tjetër vajze të re të pafajshme në rrugët tona. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e Sabinës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike", shkroi ajo.
Motra e viktimës tha se familja është "e shkatërruar" dhe se ka humbur "motrën e saj të jashtëzakonshme, të dashur dhe të bukur, që u largua nga jeta shumë herët".
/TPZ.al/
Në foto: Viktima, Sabina Nessa.
Autori i dyshuar: Koci Selamaj, i arrestuar nga policia.