TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për çdo qytetar që ka infomracion rreth grabitjes së djeshme policia ka vënë në dispozicion edhe një shumë lekësh prej 2 milionë lekësh.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip "Benz" me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lekë të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendndodhjen e mjetit apo identitetin e personave.
Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.