AKTUALITET, 7 Janar 2018, 10:14

"Shëndetësia e kryeministrit, koncensionet dhe kioskat të parat, pacienti i fundit"

"Shëndetësia e kryeministrit, koncensionet dhe kioskat të

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, e ka konsideruar një krim, politikën e ndjekur nga qeveria dhe kryeministri Rama në shëndetësi. "Shëndetësia e kryeministrit - pacienti i fundit dhe koncesionet e kioskat të parat", nënvizon Vasili duke hyrë në thelb:

"Kur Rilindja zaptoi shëndetësinë në 2013 e filloi me kioskat, e vazhdoi me pirjen e duhanit dhe e mbylli me koncesionet. Tani filloi po i njejti avaz i turpshëm....filloi prapë me kioska, po vazhdon me pirjen e duhanit (jo me pirjen e hashashit, se atë e lejon Kryeministri) dhe pritet koncesioni (hajdutllëku) i radhës.

Po i sëmuri ku është, po profilaksia? Çfarë shëndetësie është kjo? Ku ekziston kjo shëndetësi anti-humane, që nuk ka pacientin të parin?

Eshtë për ëdo kioskë e koncesion kjo shëndetësia e Rilindjes, vetëm për të sëmurin jo, ai është i fundit. Ky është krim.

Për shëndetësinë, Kryeministri është bërë si Shvejku që thoshte: "Ç 'më duhet mua se çfarë them unë!"