AKTUALITET, 7 Janar 2018, 09:35

Asambleja e PS, ironizon Strazimiri: Zgjidhni e merrni, Europën ose kooperativën…

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka iornizuar përmes rrjeteve sociale Asamblenë Kombëtare të PS-së, e cila u mblodh një ditë më parë. Strazimiri është ndalur në fjalën që ka mbajtur Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, i cili i drejtohet të pranishmëve me “shokë e shoqe”.

“Lexoni fjalimin më poshtë të mbajtur nga qeverisësit e Tiranës, dhe e kuptoni se sa kithtas "Europës" jemi!

Në vëmendje të të gjithë:

- ish - kooperativistëve, që sot japin mend/opinione/komente/analiza ruralo -"intelektuale" nëpër studio televizive kombëtarë apo province,

- ish - kooperativistëve që janë "realizuar" në kasaba për shkak të fletushkave të gjobëvënësve, portaleve apo facebook, ;

- të ish-kooperativistëve ruralo-politologë që vrasin gjuhën shqipe si me shkrim e ca më keq me gojë...

- në vëmendje të cilitdo që u bën "ndaje" apo "share", "condividi", "partager" etj. në facebook, në vartësi të vendit nga ku vuan refugjatllëkun e nga ku ndjehet i ngritur disa shkallë më lartë në shoqëri...

Vini Re:

Evropa është Zonjë, jo "shoqe" e as "shok"!

Evropa është vend zonjash e zotërinjsh, jo shoqesh e shokësh e aq më pak bujkrobërish të sunduar paqësisht prej tyre!!!

Zgjidhni e merrni:

- o kooperativën/brigadierin/Sekretarin e Partisë/Shefin e Degës/ të plotfuqishmin/operativin...

- ose Europën e Zotnillëkun!”, shkruan Strazimiri.

Image