AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 13:33

Gjendet një armë dhe pranga në Valias gjatë pastrimit të kanalit/Video

Gjendet një armë dhe pranga në Valias gjatë pastrimit

Gjatë pastrimit të kanalit kullues në Valias është gjetur një armë zjarri dhe një palë pranga.  Vendi ku është gjetur arma është pranë një ure që lidh Valiasin e Ri me Valiasin e Vjetër, ndërsa është pushkë model karabinë me 10 fishekë.

Arma u pikas nga banorët fillimisht, të cilët po pastronin kanalin, ndërsa është njoftuar policia për ta sekuestruar. Report Tv sjell momentin kur është gjetur arma, e cila do t'i nënshtrohet testit balistik për të parë nëse është përdorur në ndonjë krim.

Gazetarja e Report Tv, Rashela Shehu gjatë raportimit nga vendi i ngjarjes u shpreh se nga kontakti me banorët ka mësuar se kanali ka mbi 15 vite pa u pastruar. Policia është lajmëruar rreth orës 12:20 minuta, por ende nuk ka mbërritur në Valias për të sekuestruar armën dhe prangat.

https://youtu.be/Km6KB-GtzAQ