TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjergj Bojaxhi, ka postuar një status mjaft kritik ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, për cilësinë e ujit të pishëm në Tiranë. Bojaxhi ka postuar disa foto që tregojnë ndotjen e llahtarshme të ujit. (shih fotot më poshtë)
“Dy javë me pare isha në shtëpi kur më sollën faturën e ujit. Ujësjellësit të Tiranës i duheshin 3 punonjës për të shpërndarë faturat.
Foristrada e bardhë mbante: shoferin + një përgjegjes + shpërndarësin i faturës, i cili për më nuk dinte as te fuste faturën e ujit ne kutinë e postës e në fund thjesht e hodhi në tokë.
Aty e kuptova pse ishte kërkuar rritja e çmimit të ujit. Tashmë për dy ditë me rradhë Ujesjellësi i Tiranës po furnizon jo vetëm uje që nuk pihet por që të vjen ndot edhe ta shohësh.
Sic duket Bashkia Tiranës ngritjen e çmimit të ujit e mori për të hapur vende pune për militantët e jo për të përmisuar shërbimin ndaj qytetarëve.
Ne mbetemi në mëshirën e natyrës dhe kryetarin e bashkisë e kemi vetëm për të pozuar para kamerave.
Por edhe kamerat i kemi vetëm për ti bërë poza kryetarit të bashkisë e jo për ti kërkuar llogari që pse ujësjellësi ka fonde për të mbajtur militante në punë por nuk ka fonde për të rritur kapacitetet filtruese në rastet kur natyra ushtron të drejtat e saj”.
[gallery columns="1" ids="30858,30859"]