TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri pë Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka shkruar një artikull mjaft optimist për "Euractiv" një platformë mediatike online, ku shprehet se Shqipëria ka bërë reforma të thella dhe është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
"Pavarësisht pengesave dhe rezistencës kokëfortë, ne kemi filluar të implementojmë reformën në drejtësi dhe kemi ngritur komisionet e vettingut, me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së"
Ministri është kujdesur të theksojë disa herë, besimin e tij se ka një rezistencë të brendshme kundër reformave, duke i'u referuar indirekt opozitës si penguese e reformës në drejtësi dhe mazhorancës si garantuesja e kësaj reforme.
"Këto reforma të thella, shpesh hasin rezistencë dhe mosbesim. Por, përtej të gjithë gjasave, ne e dimë se nuk kemi alternativë. Shqipëria ka treguar rast pas rasti, një qartësi strategjike dhe konsistencë në rrugën Euro-Atlantike", shkruan ministri.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, ndodhet në Bruksel për të lobuar për hapjen e negociatave me BE-në, detyrë kjo e vështirë nën sfondin e akuzave për lidhje direkte të ish ministrit të brendshëm dhe bashkëpunëtorit më të afërt të tij, me trafikun e drogës nëpërmjet bandës Habilaj.
"Eu Reporter" shkruan se kryeministri do të takohet me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me shpresen se do të sigurojë hapjen e negociatave, ngjarje e cila do ta ndihmonte Ramën, në një periudhë mjaft të vështirë politike.
/TPZ.AL/