AKTUALITET, 14 Janar 2018, 19:09

Një i vrarë dhe një i plagosur në Tiranë

Një i vrarë dhe një i plagosur në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, pasi një shtetas është gjetur i plagosur në makinën e tij nga policia.

Nga plagët e marra personi i plagosur ka ndërruar jetë. Po ashtu në makinë është gjetur dhe një person tjetër ri plagosur.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.