BOTA, 27 Mars 2018, 10:51

I moshuari grek qëllon me armë grabitësin shqiptar, iu fut në banesë

I moshuari grek qëllon me armë grabitësin shqiptar, iu fut

Një shqiptar e ka pësuar keq kur ka shkuar të grabisë shtëpinë e një të moshuari në një zonë periferike të Athinës.

Burri i shtëpisë, një i moshuar rreth 88 vjeç, ka gjetur momentin për të shpëtuar prej dy grabitësve të cilët e detyruan t’i jepte paratë.

Sipas mediave greke, një 28-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij, një 18-vjeçar grek, hynë në banesën e të moshuarit dhe nën kërcënimin e armës e detyruan t’i tregonte ku mbante paratë dhe sende të tjera me vlerë.

Pasi u futën në banesë, 88-vjeçari nxorri armën që mbante në shtëpi dhe qëlloi në dorë grabitësin shqiptar, duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u arrestua nga policia, së bashku me 18-vjeçarin.

Në pranga ra edhe i moshuari që qëlloi shqiptarin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Glyfada të Athinës mëngjesin e djeshëm.