AKTUALITET, 21 Prill 2020, 21:46

Gazetari i Bild nuk i ndahet Ramës: I qëndrojmë publikimeve tona. Tashmë po ndjekim paratë!

Gazetari i Bild nuk i ndahet Ramës: I qëndrojmë publikimeve tona.


Gazetari i Bild, Peter Tiede, ka qenë i ftuar në emisionin e Adi Krastës në "Syri TV", ku ka shpjeguar se kryeministri Edi Rama, është tërhequr nga padia që kishte bërë ndaj Bild, lidhur me përgjimet e publikuara nga kjo media, të cilat dëshmojnë manipulimet elektorale.

Tiede tha se ai i qëndron të gjitha publikimeve dhe se do të ketë publikime të reja.

"Për ne nuk ka asnjë arsye që të tërheqim ndonjë gjë nga ato që kemi publikuar. Ne qëndrojmë pas tyre".

Tiede u pyet nga gazetari Krasta nëse e ka vizituar Shqipërinë.

"Ka disa vizita që qeveria shqiptare nuk është e informuar. Kam kontakte të ngushta me miqtë e mi shqiptarë dhe me funksionarë të lartë që janë detyruar të arratisen nga Shqipëria. Për momentin udhëtimet janë të ndaluara. Sapo të rinisin do të vij sërish".

Por, ajo që u duk se intrigoi më shumë në fjalën e Tiede, është fakti se ai tha se po ndiqen paratë.

"Jemi duke ndjekur gjurmën e parave", u shpreh gazetari.

Ende nuk dihet se çfarë po investigon konkretisht Tiede në lidhje me Shqipërinë.

Gazetari ka sqaruar se padia e Edi Ramës ndaj tij, nuk ekziston më, pra duket qartë se kryeministri është tërhequr nga ky proces, pavarësisht se ka deklaruar publikisht se do të padisë gazetarin, për publikimin e përgjimeve në Bild dhe deklaratat se zgjedhjet janë manipuluar.

Tiede tha se ndihet i keqardhur, sepse kishe prova dhe fakte të reja, madje edhe me video.

Jam infromuar që zoti Rama më ka paditur në Frankfurt. E di që kjo padi nuk ekziston më. Kemi patur shumë intervista me dëshmitarë dhe me sa duket, kjo padi nuk ekzsiton më.

 Do të kisha dëshiruar, të mbërrinte puna në një përballje publike, për më tëpër që kishim dëshmitarë të rinj, regjistrime video. Jam i trishtuar që nuk do të kemi një proces gjyqësor.

Fillimisht, nuk morëm informacion nga zoti Rama. Ai tha publikisht se do të më padisë, angazhoi një avokat shumë të njohur në Gjermani.

Për një periudhë kohe nuk pati informacion dhe e kam mësuar nga mediat shqiptare, ndërprerjen e padisë.

Me çfarë kam dëgjuar në Shqipëri, e ka tërhequr padinë.

Avokatët tanë janë të trishtuar, sepse ishim përgatitur mirë. Kryeministri Rama ka bërë një veprim të mençur”, tha Tiede.

Tiede gjithashtu pyeti, nëse gazetari Krasta, kishte informacion, se kush e ka paguar avokatin e Edi Ramës në Gjermani, pasi ai është ndër avokatët më të shtrenjtë.

Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, populli shqiptar? Taksapaguesi shqiptar?

/TPZ.al/