TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i Bild, Peter Tiede, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte, në emisionin e Adi Krastës në “Syri Tv”.
Tiede ka sqaruar se padia e Edi Ramës ndaj tij, nuk ekziston më, pra duket qartë se kryeministri është tërhequr nga ky proces, pavarësisht se ka deklaruar publikisht se do të padisë gazetarin, për publikimin e përgjimeve në Bild dhe deklaratat se zgjedhjet janë manipuluar.
Tiede tha se ndihet i keqardhur, sepse kishe prova dhe fakte të reja, madje edhe me video.
“Jam infromuar që zoti Rama më ka paditur në Frankfurt. E di që kjo padi nuk ekziston më. Kemi patur shumë intervista me dëshmitarë dhe me sa duket, kjo padi nuk ekzsiton më.
Do të kisha dëshiruar, të mbërrinte puna në një përballje publike, për më tëpër që kishim dëshmitarë të rinj, regjistrime video. Jam i trishtuar që nuk do të kemi një proces gjyqësor.
Fillimisht, nuk morëm informacion nga zoti Rama. Ai tha publikisht se do të më padisë, angazhoi një avokat shumë të njohur në Gjermani.
Për një periudhë kohe nuk pati informacion dhe e kam mësuar nga mediat shqiptare, ndërprerjen e padisë.
Me çfarë kam dëgjuar në Shqipëri, e ka tërhequr padinë.
Avokatët tanë janë të trishtuar, sepse ishim përgatitur mirë. Kryeministri Rama ka bërë një veprim të mençur”, tha Tiede.
Tiede gjithashtu pyeti, nëse gazetari Krasta, kishte informacion, se kush e ka paguar avokatin e Edi Ramës në Gjermani, pasi ai është ndër avokatët më të paguar në Gjermani.
"Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, populli shqiptar? Taksapaguesi shqiptar?"
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/04/21/gazetari-i-bild-nuk-i-ndahet-rames-i-qendrojme-publikimeve-tona-tashme-po-ndjekim-parate/