AKTUALITET, 21 Prill 2020, 19:00

Greqia bëri gati zbutjen e masave, por në këtë qytet raportohet shpërthim masiv i rasteve me Covid-19

Greqia bëri gati zbutjen e masave, por në këtë qytet

Autoritetet greke kanë vendosur qytetin e Kranidi në Peloponez në izolim pasi një shpërthim masiv të rasteve me të infektuar nga koronavirusi u zbulua në mesin e refugjatëve në zonë, raporton Helena Smith nga Athina, shkruan "The Guardian".

Izolimi u njoftua nga Nikos Hardalias, ministri i mbrojtjes civile që merret me reagimin e vendit ndaj pandemisë, i cili u kritikua pasi u zbulua se 150 të arrestuar dhe dy punonjës në këtë vend kishin testuar pozitivë me virusin.

Banorët vendas do të detyrohen të qëndrojnë brenda nga ora 8 e darkes deri në 8 të mëngjesit për 14 ditët e ardhshme, ndersa zyrtarë shëndetësorë do angazhohen qe te moshuarit të mos dalin fare nga shtëpitë e tyre.

Ky shtetrrethim vjen ne nje moment kur qeveria e Greqisë tha se vendi do të fillonte zbutjen e masave kufizuese javën tjetër, kur zyrat e regjistrimit të pasurive dhe gjykatat e shkallës së parë do të rihapeshin për qytetaret, megjithëse pjesërisht, në 27 Prill.

Ndërkohë, mediat raportuan që numri i vdekjeve në Greqi si rezultat i Covid-19 ka arritur në 120 pasi një burrë 35-vjeçar, pa sëmundje te tjera, dhe një grua 101-vjeçare gjithashtu humben jeten.

Deri më tani, rastet e koronavirusit janë konfirmuar në tre qendra të pritjes së refugjatëve, përfshirë Kranidin se fundmi.