TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një situatë e pazakontë ka qenë mbrëmjen e kësaj të marte në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë. Të burgosurit janë dëgjuar të fishkëllejnë dhe të bërtasin nga dritaret e tyre. Në video dëgjohen thirrje “Rama ik!”, “Bravo…” dhe “Mbyte…”.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që po ndodh atje. Këtë të martë është mësuar nga mediat se një i burgosur italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin e arrestuar si “bossi” i klanit mafioz Di Cosimo në Bari.
Kjo ndoshta ka shkaktuar panik te të burgosurit e tjerë. Në këtë burg të sigurisë së lartë mbahen brenda emra të njohur të botës së krimit.
[video width="400" height="226" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/04/revolta-313.mp4"][/video]