TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua, e cila sapo është kthyer nga Frankfurti tregon se është e detyruar të ndjaë karantinë me një të panjohur, pasi online nuk kishte asnjë lloj mënyre të prenonte dhome teke. Në një prononcim për Report Tv, ajo tregon se ka paguar 350 euro në total, shumë që e quan ‘flokët e kresë’.
Pjesë nga biseda
Do shkoni në karantinë tani.
Kjo është e keqja jonë, pse mirë është me na mbyll në karantinë? 7 javë të mbyllur në Gjermani dhe ktu gjobë e kemi pagu me flokët e kresë këtë rrugëtim.
Cfarë dhome keni prenotuar?
Pooo si të thoni ju. Pasha zotin me të rrejt, e ka prenotuar dikush tjetër vetëm me të rrejt.
Për biletën keni paguar 100 euro a jeni të kënaqur?
Jooo 160 euro, 280 më kanë bërë hem bileta hem ajo (dhoma). Dhoma teke nuk bëhej fjalë të prentohej online, por kam pranuar kushtet që më kanë ofruar, jam vendosur me një person që nuk e njoh në dhomë. Nuk e di cfarë do të ndodhë.
Keni paguar 160 euro, më tha një zonjë.
Jo unë kam paguar më tepër, 185 euro biletën dhe dhoma nuk ishte 89 euro por ishte më shumë. Me gjithë paketë ka shkuar 350 euro.Më duket e palogjikshme të karantinohemi me persona, pasi nuk e dimë se ku ka shkuar ai person dhe me kë ka qëndruar ai.
Mbrëmjen e sotme u riatdhesuan 131 shqiptarë nga Franlkfurti. Edhe ata, si të gjithë të më parshmit, so t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe më pas do të karantinohen për 14 ditë në një hotel në Durrës./Shqiptarja.com/