AKTUALITET, 21 Prill 2020, 20:08

Kryente marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare, ndalohet i moshuari në Sarandë

Kryente marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare, ndalohet i

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës, pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi, i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”