AKTUALITET, 21 Prill 2020, 18:46

A do të bëjmë plazh këtë vit?/ Ja çfarë thotë Rama për sezonin turistik

A do të bëjmë plazh këtë vit?/ Ja çfarë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, në mes të muajit maj shpreson që të jetë gati një plan për sezonin e ri turistik.

Ai tha se ka biseduar me kryeministra të disa vendeve në lidhje me këto plane për sezonin.

“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë, lidhur me turizmin. Jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turizmin si ne, jetik për ekonominë e tyre por dhe pjesë të pandashme të jetës, njerëzve gjatë sezonit të verës.

Akoma nuk dihet asgjë, por gjithsesi falë edhe ndërveprimeve të tjera, do e kemi dhe ne planin tonë për turizmin, brenda majit. Shpresoj brenda gjysmës së majit. Por duhet të shohim edhe situatën me epideminë, pasi është shëndeti mbi të gjitha.

S’do lejojmë që të degradojë gjendja solide që kemi sot në frontin shëndetësor, pavarësisht stresit për të gjithë ne. ”, tha kryeministri.