AKTUALITET, 21 Prill 2020, 19:30

Gjermani, 72 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 4934 viktima në total

Gjermani, 72 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 4934

Gjermania është një nga shtetet europiane, që vazhdon të ketë numër të konsiderueshëm të vdekurish dhe të infektuarish nga koronavirusi.

Në shtetin gjerman, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 72 persona.

Në total, në Gjermani janë shënuar deri tani 4934 viktima nga virusi.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me koronavirus në shtetin gjerman është 147 958 njerëz. Vetëm në orët e fundit, në Gjermani janë infektuar me Covid-19, 893 persona.